Bregdeti Shqiptar i Jonit

39°44′50″N 19°58′51″E / 39.74722°N 19.98083°E / 39.74722; 19.98083

Plazhi i Gjipesë

Bregdeti Shqiptar i Jonit është një vijë bregdetare e Detit Jon Verilindor, që përfshin kufirin jugperëndimor të Republikës së Shqipërisë, që shtrihet nga gjysma jugore e Gadishullit të Karaburunit, në të gjithë rajonin historik të Labërisë, qytetin e Sarandës, Malet Akrokeraune, Rivierën shqiptare dhe Liqenin e Butrintit, ku Ngushtica e Korfuzit e ndan vendin nga Greqia.

Shqipëria ndodhet në Evropën Jugore dhe Juglindore në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Kufizohet me Malin e Zi në veriperëndim, Kosovën në verilindje, Maqedoninë e Veriut në lindje, Greqinë në jug dhe Detin Mesdhe në perëndim. Vija bregdetare zë një gjatësi totale prej 172 kilometres (107 mi) dhe është e karaktrerizuar në mënyrë të qartë nga një peizazh malor i mbushur me gjire detre të thella, ishuj të shumtë, shkëmbinj të lartë, brigje shkëmbore dhe ranore dhe një biosferë detare unike. [1]

Deti Jon është pjesë e Detit Mesdhe i pozicionuar në jug të Detit Adriatik, i cili shtrihet nga Siçilia deri në ngushticën e Otrantos midis Salentos dhe Gjirit të Vlorës. Ai kufizohet nga Italia në perëndim, Greqia dhe Shqipëria në lindje. Megjithëse nga autorët antikë konsiderohej si pjesë e detit Adriatik, deti Jon aktualisht shihet si një sipërfaqe ujore e veçantë.

Tradicionalisht, rajoni përfaqëson burimin më të vlefshëm turistik për vendin, veçanërisht për shkak të bukurisë së paprekur natyrore dhe kulturore të shprehur në arkitekturën, kuzhinën dhe traditën e rajonit. Pika më tërheqëse e tij është qyteti antik i Butrintit, që është renditur si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO -s, sepse përfaqëson mbetje të vlefshme të civilizimeve antike. [2]

Rajoni është i populluar nga më shumë se 50.000 banorë me qytetin mëmadh që është qyteti Porti i Sarandës, një nga destinacionet më të vlerësuara turistike në Detin Jon. Saranda shërbehet nga Porti i Sarandës, një nga më të mëdhenjtë e pjesës jugore, i cili është bërë një port i mrekullueshëm lundrimi dhe tregtimi. Rajoni është shumë skenik, me vija të egra, malore dhe një pjesë shumë të konsiderueshme të pyjeve vendore. Disa nga plazhet më të spikatura përgjatë vijës bregdetare janë Dhërmi, Himara, Qeparoi, Borshi, Lukova, Vunoi dhe Ksamili.

Bregu i Detit Jon është i njohur për peizazhet e tij të larmishme, traditat unike dhe ndikimin e tij në kulturën shqiptare. Konsiderohet si vendlindja e iso-polifonisë shqiptare e cila u njoh si një kryevepër e trashëgimisë gojore dhe jomateriale të njerëzimit. [3]

  1. ^ Sustainable Development of Sea-Corridors and Coastal Waters: The TEN ECOPORT project in South East Europe (në anglisht) (bot. Chrysostomos Stylios, Tania Floqi, Jordan Marinski, Leonardo Damiani). Springer. 2015-04-07. fq. 85. ISBN 9783319113852.
  2. ^ UNESCO World Heritage Site. "Butrint". whc.unesco.org (në anglisht).
  3. ^ UNESCO Intangible cultural heritage. "Albanian folk iso-polyphony". ich.unesco.org (në anglisht).

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search